Yuri Kim: Reforma në drejtësi është për të gjithë, jo vetëm të pushtetshmit duhet të kenë mundësi për të përmirësuar jetën e tyre

by admin
Spread the love

Ambasadorja Yuri Kim, ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar me kryetarët e Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsin dhe Sorina Kotin.

Postimi i Ambasadores Yuri Kim:

“Faleminderit Kryetarit të Komisionit për Ekonominë & Financën Eduard Shalsi dhe Zv. Kryetares Sorina Koti për mundësinë për të dëgjuar mbi prioritetet e Komisionit & për të diskutuar mënyra për të rritur investimet e SHBA-së në Shqipëri. Rregulla të qarta, racionale (përfshirë mbi pronat), procedura transparente dhe gjykata të pastra janë të nevojshme për të tërhequr më shumë investime nga të cilat përfitojnë sa më shumë njerëz.
Investitorët amerikanë duhet ta dinë se në rast mosmarrëveshjesh, gjykatat në Shqipëri do të marrin vendim bazuar në ligj, jo për shkak të frikës apo nderit. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi & biznesit.
Reforma në drejtësi nuk është vetëm për drejtësinë – ajo është edhe për mirëqënie për më shumë shqiptarë. Është që të gjithë – jo vetëm të pasurit dhe të pushtetshmit – të kenë mundësi të barabarta për të përmirësuar jetën e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre”, shkruan Kim.

You may also like