Yuri Kim në Shkodër: Një nga vendet e mia më të preferuara në botë, ishte kënaqësi të takohesha dhe të kaloja kohë me shkodranët

by admin
Spread the love

Këtë fundjavë ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka vizituar Shkodrën, ku në një status në rrjetin social “Instagram”, Kim e ka cilësuar Shkodrën si një nga vendet e saj të preferuara në botë.

Teksa thotë se ka vizituar Kalanë e Rozafës, muzeun Marubi, si dhe monumente të tjera, Kim shprehet se ishte kënaqësi për të të takonte shkodranët të cilët sipas saj, shquhen si njerëz mikpritës me stil dhe kulturë.

E lumtur të kthehem në një nga vendet e mia të preferuara në botë, Shkodër. Isha këtu me disa miq për të vizituar disa vende të rëndësishme si Kalaja e Rozafës e cila ka qëndruar për shekuj si dëshmi e trimërisë së Shkodrës.

Këndi i Kujtesës së na kujton krimet e diktaturës komuniste dhe rezistencën e popullit të Shkodrës dhe muzeun e fotografisë Marubi i cili ka imazhe të bukura dhe të jashtëzakonshme të Shqipërisë së shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të.

Mbi të gjitha ishte kënaqësi të takohesha dhe të kaloja kohë me shkodranët të cilët shquhen për mikpritjen, stilin, kulturën”, shkruan Yuri Kim.

You may also like