Yuri Kim mesazh për shqiptarët, uron në shqip: Krenare për pishtarin e shenjtë

by admin
Spread the love

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka uruar shqiptarët me anë të një video mesazhi në sheshin “Skënderbej” në koncertin e organizuar me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve me Shqipërinë.

Kim shprehet se sot pishtari i miqësisë mes dy vendeve shndrin më shumë se kurrë ndërsa thekson se populli shqiptar është po aq krenar sa ai amerikan që e ka trashëguar këtë pishtar dhe i vendosur ta mbajë lart në rrugën e përbashkët përpara.

“100 vite më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria ranë dakord të njihnin njëra tjetrën dhe të vendosnin marrëdhëniet diplomatike. Duke e bërë këtë Amerika dhe Shqipëria ndezën një pishtar të shenjtë që përcjellë brez pas brezi.

Edhe gjatë ditëve më të errëta të diktaturës komuniste kjo flakë u mbajt ndezur nga amerikanët dhe shqiptarët, në fshehtësi por nuk u la kurrë të shuhej. Sot ky pishtar i shenjtë shndrin më shumë se kurrë. Nuk kam aspak dyshim se populli shqiptar është po aq krenar sa populli amerikan që ka trashëguar këtë pishtar dhe po aq i vendosur për të mbajtur lart që të ndriçojë rrugën e përbashkët përpara. Gjithmonë bashkë, gjithmonë përpara. Gëzuar edhe 100”, tha ajo.

You may also like