Yuri Kim i shkon në Shkodër Edona Bilalit: Mezi pres të bashkëpunojmë

by admin
Spread the love

Ambasadorja Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilalin.

Përmes një postimi në “Twitter”, Kim bën me dije se gjatë takimit ato biseduan në lidhje me mënyrat për të tërhequr më shumë investime të huaja dhe vende pune.

Më tej ambasadorja tregon se nuk lanë pa prekur dhe kërcënimin ndaj sigurisë dhe prosperitetit të paraqitur nga korrupsioni.

Postimi i Yuri Kim:

“Takim i mirë me ministren Edona Bilali, të cilën e takova për herë të parë në Shkodër. Ne diskutuam mënyrat për të tërhequr më shumë investime të huaja dhe vende pune. Mezi presim të bashkëpunojmë ngushtë për të rritur investimet në , nga veriu në jug.

Në këtë kontekst, ne diskutuam kërcënimin ndaj sigurisë dhe prosperitetit të paraqitur nga korrupsioni. Ne inkurajojmë masa konkrete për të rritur qartësinë e rregullave, transparencën e proceseve (përfshirë dixhitalizimin) dhe refuzimin e praktikave korruptive, në mënyrë që të gjithë të kenë një mundësi”, shkruan Kim.

You may also like