Ymeri: Pozicionimi i Serbisë përkrah Rusisë avantazh për Kosovën, të shfrytëzohet për dialog e integrim

by admin
Spread the love

Drejtori i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet në avancimin e marrëdhënieve me shtete mosnjohëse të BE-së dhe ShBA-në sa i përket liberalizimit të vizave.

Sipas tij, përveç
heqjes së vizave për kosovarët njohja nga pesë vendet e BE-së do të ishte
siguri për rajonin sidomos pas luftës në Ukrainë.

“Një çështje
jashtëzakonisht e rëndësishme në të cilën do të duhej të fokusohej Kosova pra
nëse është e mundur në këto rrethana është që t’i mirëmbajë, avancojë,
dinamizojë marrëdhëniet dhe kontaktet që i ka me shtetet mosnjohëse të
Bashkimit Evropian dhe kështu edhe me vendet që na kanë njohur,
veçanërisht  Shtete e Bashkuara të
Amerikës, por edhe vendet anëtare të BE-së të kërkojë nga to që të
intensifikohet kërkesa ndaj Spanjës, Sllovakisë, Rumanisë, Greqisë dhe Qipros
që t’a njohin Kosovën dhe kjo të shihet edhe në dritën e brishtësisë së
sigurisë në rajon”.

“…njohja e
Republikës së Kosovës do t’a rietablonte një nivel të ri të sigurisë në rajon
dhe mendojë se kjo për çdo herë e më shumë po bëhet edhe në interes të BE-së të
cilët për çdo herë e më shumë po ndihen të kërcënuar, rrezikuar nga mësymja e
Putinit dhe Rusisë”.

Ndërsa, Ymeri
theksoi se lufta që po zhvillohet në Ukrainë mund të shtyjë procesin e dialogut
edhe më tutje.

Ish-kreu i VV-së,
thotë se pozicionimi eventual i Serbisë me Rusinë e kundër perëndimit do të
ishte në avantazh të Kosovës, madje ai pphon se kjo duhet të shfrytëzohet sa i
përket avancimit në dialog e integrim, raporton EO.

“Kam frikën që
tashmë me problemet në Ukrainë ky proces mund të shtyhet edhe më tej meqë fokusimi
ndërkombëtar nuk duket të jetë njëherë për njëherë në rajonin tonë edhe pse ka
disa paralajmërime nga vende të ndryshme që rajoni jonë është një prej këtyre
pikave me siguri të brishtë që vlerësohet edhe nga Brukseli edhe nga Uashingtoni
për shkak që Rusia e ka këtu”.

“Nëse një gjë e
tillë e mirëmbajnë si të vërtetë politike qendrat e vendimmarrjes mendojë që
kjo do t’i konvenojë Kosovës sepse do të kishte një interesim të shtuar për sa
i përket rajonit dhe natyrisht që pozicionimi eventual i Serbisë me Putinin e
kundër perëndimit do të ishte një e mirë jashtëzakonisht e madhe për Republikën
e Kosovës sepse do të na e kthente primatin pastaj të avancuarit në procesin e
dialogut”.

“Shenjat e para nga Beogradi janë që më shumë do t’a përkrahin Putinin sesa Perëndimin, dhe mendoj që këtë moment duhet t’a shfrytëzojmë ne edhe Qeveria e Republikës së Kosovës në mënyrë që ta etablojë të vërtetën e vet edhe për procesin e dialogut, edhe në përgjithësi për integrimet dhe bashkëpunimin rajonal”.

You may also like