Ylli Manjani jep mesazhin e fuqishëm: Sot është ditë historike, demokratët po vetëvendosin

by admin
Spread the love

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ishte i ftuar në SYRI TV mëngjesin e sotëm, ku deklaroi se sot është një ditë historike, duke komentuar Kuvendin e Rithemelimit, ai tha se për herë të parë demokratët janë vetëmbledhur dhe do vetëvendosin.

“Sot është një ditë e madhe, një ditë historike. Sot demokratët marrin në dorë të drejtën për të vetëvendosur, për t’u vetëmbledhur.

Ky është standardi më i lartë që kanë vendosur demokratët. Ata po tregojnë se janë njerëz të lirë. Ata që vendosin në dyshim vullnetin e tyre, janë më shumë se hajdutë, hajduti që vjedh vullnetin, është i rrezikshëm, ata që kanë vjedhur vullnetin e anëtarësisë kanë përfunduar si diktatorë.

Nuk e kisha menduar që zoti Basha do të kthehet në kamikaz të Partisë Demokratike. Mendoj se Lulzim Basha ka nevojë për një kovë me akull në kokë që ta ndihmojë për të reflektuar.

Këtu nuk është halli kush fiton. Unë mendoj se Berisha është politikan i kritikueshëm, por nuk është Berisha protagonisti i sotëm. Demokratët në Shqipëri duhet të jenë krenarë sot për këtë standard që kanë vendosur. Kanë vendosur të vetëmblidhen”, u shpreh Manjani.

You may also like