Ylli Manjani ironizon Bashën: Me cilën mëngë i fshije qyrret

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar Lulzim Bashën, pas deklaratave të këtij të fundit se 30 vite më parë kur rrëzohej busti i diktatorit Enver Hoxha ishte në shesh me pantallona të shkurtra.

Në një postim në Facebook, Manjani pyet Bashën me ironi se “me cilën mëngë i fshinte qyrret në atë kohë”, pasi i ftohti ishte i acartë, ndërsa shton se Basha “vishet hollë por rren shumë trashë”.

Postimi i Manjanit:

“Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahhahahahahahhahahaaaaaaaa..

“Isha me pantallona të shkurta”… në dimër me pantallona të shkurtra..

Me cilën mëngë i fshije qyrret?

hahahahhahahahahahahhahahahahahahahahahahaha.

“Tërhoqa litarin, bashkë me studentët”… as vëtë studentët nuk e kanë bërë këtë gjë. Kemi 30 vjet që se dimë kush e vuri atë kamion atë ditë aty… Paska qenë Lulie pantallona të shkurta…

Ja doli të bëhet meme edhe sot!

Hahahahahahahahahahahahahhahaahahaaaa…

Jemi akoma gjallë ne dëshmitarët e asaj dite, o pallë!

Vishet hollë, por rren shumë trashë!”, ka shkruar ai.

You may also like