Ylli Manjani: Askush s’e ha këtë lojën e trashë që Rama e Veliaj nuk dinin gjë

by admin
Spread the love

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, e ka konsideruar si lojën më të trashë dhe pa fantazi, të Kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij, operacionin e nisur së fundmi për t’ua marrë pronat e paligjshme të pasurve dhe për t’ua kthyer të varfërve, sipas një VKM të firmosur në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Në veçanti, Manjani sheh shfajësimin që Rama i bën në këtë lojë, kryebashkiakut të Tiranës, pikërisht atij personi që ka dhënë lejet e ndërtimit të kullave në kryeqytetet.

Askush nuk e ha këtë lojën e trashë, po të trashë fare, që Rama po u merr ndërtimet mbi lejet e dhëna të pasurve për t’ua dhënë të varfërve! Askush nuk e beson që qenkan ndërtuar mijëra m² dhe Rama e Veliaj s’dinin gjë!
E kanë kot. S’kanë më as fantazinë siç kishin me policen me syze të OFL-së. Çuçi, Dallëndyshja dhe Muhameti nuk e luajnë dot aq bukur rolin e polices me syze të errëta. “Rolin” po them, se rezultatet i OFL ishin siç priteshin: Faqja e zezë!

Nuk po harxhoj kohë të merrem me dëmin e jashtëzakonshëm që nisma të tilla i bëjnë kulturës së ligj-zbatimit dhe kushtetutshmërisë. E ka lënë fantazia “udhëheqësin”. Plus që është aq i gjatë e ka aq shumë shoqërues, sa bie në sy që larg kur rri natën te lokalet e atyre që me demek, u merr metrat katrorë, ditën”,  shkruan  Manjani.

You may also like