Yll Mahalla me shokë shkëlqejnë në Kroaci! 

by admin
Spread the love

Medalja e 16-të e radhës, njëherazi e 6-ta në ditën e tretë nga Kombëtarja e Kosovës në karate në Grand Prix Croatia 2022, që mbahet në Samobor te Kroacisë.

Talenti i madh Yll Mahalla ka fituar medaljen e argjendtë, nënkampion i kategorisë deri 31 kilogram për grupmoshat (2012-2013-2014).

Mahalla në xhiron e parë e kaloi pa kundërshtar, të dytën fitoj nga garuesi i Bullgarisë, pastaj i Kroacisë dhe në finale humbi nga garuesi i Ukrainës. 

“Yll Mahalla, traditën po e vazhdon me klubin e karatesë Kastrioti, sot u bë nënkampion i Grand Prix Croatia në kategorinë kumite 2012,2013 dhe 2014 -31 kg”, shkruan Halil Mahalla, kryetar i KK Kastriotit nga Ferizaj.

Këtë e arriti Jusuf Kupa i artë në disiplinën Paraolimpike kategorinë e katave mbi 16 vjeç. 

Image

Blend Salihu në xhiron e parë e kaloi pa kundërshtar. të dytën nga garuesi i Kroacisë, u ndal nga ai i Malit të Zi, në garën për vendi e tretë (tepasazh) medalja e bronztë fitoj nga garuesi i Italisë dhe në finale nga ai i Izraelit 

Image

Po ashtu Blend Salihu mori pjesë edhe në kata grupmoshat (20092010), ku fitoj medaljen e argjendtë (nënkampion). Në xhiron e parë fitoj nga garuesi i Sllovenisë, Kroacisë dhe nga dy garues radhazi te Sllovakisë pastaj në finale humbi nga garuesi i Italisë.

Image

Medaljen e bronztë e fitoj edhe Dajt Gashi në grupmoshën (2012-2013-2014).

Image

Omer Hyseni fitoj medaljen në kategorinë deri 24 kilogram për grupmoshën (2014-2015), xhiron e parë fitoj nga garuesi i Sllovakisë pastaj u ndal po nga garuesi tjetër i Sllovakisë dhe zuri vendin e tretë medaljen e bronztë, njofton Federata e Karatesë e Kosovës.

You may also like