Xi Jinping mbyll kongresin e 20-të të partisë, bëhet lideri më i fuqishëm kinez në dekada

by admin
Spread the love

Presidenti kinez Xi Jinping mbylli punimet e Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) pas miratimit të një amendamenti për ndryshimin e kushtetutës së partisë. Falë ndryshimit të Kushtetutës së Partisë, Xi Jinping largohet nga kongresi me akoma më shumë kompetenca, duke konsoliduar statusin e tij. Sipas deklaratës përfundimtare të lëshuar, këto janë masa që synojnë çimentimin e statusit qendror të Xi dhe rolin udhëheqës të mendimit të tij politik brenda CCP.

Katër nga shtatë anëtarët aktualë të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike në largim janë përjashtuar nga Komiteti i ri Qendror i Partisë Komuniste Kineze. Bëhet fjalë për kryeministrin Keqiang, Li Zhanshu, Han Zheng dhe Ëang Yang, të konsideruar në fillim si një prej kandidatëve të mundshëm për të marrë postin e kryeministrit në pesëvjeçarin e ri.

Kundërshtimi i pavarësisë së Tajvanit hyn në kushtetutën e CCP – Partia Komuniste Kineze ka përfshirë kundërshtimin e saj të fortë ndaj pavarësisë së Tajvanit në Kartën e saj Themelore. Kongresi “pajtohet të përfshijë deklarata të ndryshme në kushtetutën e partisë”, duke përfshirë ato për besnikërinë politike dhe ushtarake dhe për ndërtimin e forcave të armatosura të klasit botëror, si dhe “opozitën e vendosur për të dekurajuar separatistët që kërkojnë pavarësinë e Tajvanit”.

Partia Komuniste Kineze ka përfshirë kundërshtimin e saj të fortë ndaj pavarësisë së Tajvanit në Kartën e saj Themelore. Kongresi “pajtohet të përfshijë deklarata të ndryshme në kushtetutën e partisë”, si ato për besnikërinë politike dhe ushtarake dhe për ndërtimin e forcave të armatosura të klasit botëror, si dhe “kundërshtimin e vendosur për të dekurajuar separatistët që kërkojnë pavarësinë e Tajvanit”.

You may also like