Xhixha: I fal tre golat e realizuara sot vetëm që të shënoj në derbi

by admin
Spread the love

Redon Xhixha ishte njeriu i ndeshjes në sfidën midis Tiranës dhe Teutës. Sulmuesi bardheblu u ndal për mikrofonat e emisionit “TI BO GOL” në Oversport ku nuk i kurseu edhe batutat pikante në lidhje me sfidën e radhës që është derbi ndaj Partizanit

“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe gjithashtu për golat që shënuam se e rëndësishme ishte fitorja. U futëm në fushë për të fituar dhe pastaj çdo gjë u bë më e lehtë me golin e parë dhe pastaj fituam ndeshjen.

Çdo sulmues ka dëshirë të shënoj sa më shumë gola, edhe unë dua të shënoj sa më shumë. Por të fitojmë ndeshjen në radhë të parë e pastaj të vijnë golat.

Sa i përket golave, profesori më thotë kur futesh në një kundër një pranë zonës, provo të godasësh se nuk është problem. Po nuk provove, nuk shënon. Te penalltia isha pak komod se ishte rezultati 3-0, i godas edhe në stërvitje ashtu. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet, nëse do të ishte në minutat e fundit, ndoshta mund ta godas në mënyrë tjetër, nuk e di për këtë.”

GOL NË DERBI-“Nëse do të ishte në dorën time do i kisha falur tre golat sot, nuk i doja dhe të shënoja në derbi.”

You may also like