Xhixha: Golat ia dedikoj Ismajlgecit, po e zëvendësoj si duhet Seferin

by admin
Spread the love

Heroi i derbit, Redon Xhixha, autori i dy golave kundër Partizanit ka folur pas ndeshjes për Oversport.

“Kjo fitore shkon për Ismajlgecin, që sakrifikoi në fushë dhe luajti ndonëse humbi gjyshin pak orë para ndeshjes dhe të gjithë skuadra ia dedikon atij fitoren.

Penalltia? Fola me Kallakun dhe më tha gjuaje ti, por nuk kisha fat në gjuajtje. Po të shënoja penalltinë, ndoshta nuk do të shënoja dy golat e tjerë. Trajneri na tha që duhet të japim shpirtin në fushë që të ruanim rezultatin dhe ashtu ndodhi.

Kujt ia dedikon golat? Mbështetjen më të madhe kam familjen, por golat e sotëm shkojnë për Ismajlgecin.

Objektivi personal? Dua që të shënoj sa më shumë gola për të mirën e Tiranës, por nuk kam një shifër të caktuar.

Parashikimi i Seferit? Doli fjala e Seferit dhe mendoj që po e zëvendësoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të motivoi vlerësimi i Skukës? Këtë mendoj që e vendos Lila, prandaj e këshillojë që të shohë mirë për muajin tjetër. Përtej batutës, Lila është një profesionist që bën shumë mirë punën e tij.

Kombëtarja? Çdo futbollist e ka ëndërr që të luajë për kombëtaren, edhe unë shpresoj që të vijë ftesa në momentin e duhur”, ka thënë Xhixha. / Oversport.tv

You may also like