Xhiro e radhës në Superligën e Kosovës, derbi Drita – Prishtina

by admin
Spread the love

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet e javës së 26-të kampionale në fundjavën e ardhshme.

Edhe xhiroja e radhës në elitë sjell një duel të zjarrtë që pritet të jetë shumë interesant. Dy rivalët e vjetër të futbollit kosovar, Drita dhe Prishtina takohen në kryendeshjen që pritet të luhet në Gjilan, raporton Insporti.

Dy skuadrat që kanë nevojë të madhe për pikë synojnë fitoren në takimin në fjalë.

Gjilanin e pret një udhëtim jo edhe i lehtë, pasi takohet me Malishevën. Ballkani ndeshjen e radhës e luan sërish në shtëpi, por tani është nikoqir i Drenicës.

Ulpiana udhëton në Drenas për t’u përballur me Feronikelin, teksa Llapi mirëpret Dukagjinin.

Çiftet e plota:

Ballkani – Drenica

Malisheva – Gjilani

Drita – Prishtina

Llapi – Dukagjini

Feronikeli – Ulpiana.

You may also like