Xherdan Shaqiri flet për luftën në Ukrainë: Askush nuk do luftë

by admin
Spread the love

Zvicra dhe Kosova do ta zhvillojnë ndeshjet e parë miqësore mes tyre, nesër me fillim nga ora 18:00 në Letzigrund Stadium, shkruan Insporti.

Në konferencën për media para takimit, futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ka folur edhe për luftën në Ukrainë.

“Askush nuk do luftë. Është edhe më e rëndësishme që ne të ndihmojmë refugjatët” – tha Shaqiri.

Ndryshe, qeveria ukrainase ka thënë se të paktën 2,300 persona janë vrarë vetëm në qytetin e rrethuar të Mariupolit, që ka dalje në Detin Azov, qytet në të cilin dhjetëra-mijëra persona janë bllokuar dhe kanë mbetur pa gjërat elementare siç janë uji, ushqimi dhe karburantet.

Kujtojmë se, paralelisht me sulmet dhe bombardimet në Ukrainë, Rusia është duke zhvilluar edhe një proces negociatash me Kievin – me sa thuhet, për t’i dhënë fund luftës që ka nisur vetë.

/Insporti.com

You may also like