Xhaka kritikon fansat: Nuk mendoj se do jem shok i ngushtë me tifozët e Arsenalit

by admin
Spread the love

Mesfushori Granit Xhaka ka pranuar se nuk do jetë më mik i ngushtë me tifozët e Arsenalit, por mendon se lidhja është duke u rritur hap pas hapi.

Zvicerani kaloi një periudhë jo të mirë për një kohë nën urdhrat e Unai Emery, por tani është rikthyer si pjesë kyçe e formacionit të Mikel Artetës.

I pyetur për lidhjet me tifozët nga Athletic, Xhaka tha se është duke u përmirësuar, mirëpo asnjëherë nuk do jenë më mik të ngushtë.

“Njerëzit ishin të mirë me mua. Sigurisht ndoshta do thonë ndonjë gjë, kjo është pjesë e jetës sonë. Por, çfarë ndodhi para dy viteve ishte shumë larg njëra tjetrës”.

“Mendoj se jemi duke u afruar hap pas hapi. Nuk besoj që do jemi mik të ngushtë. Por, mund t’iu them njerëzve se që nga dita e parë deri në të fundit, do jap gjithçka për klubin”.

“Do bëjmë gabime, sepse të gjithë bëjnë. Nuk jemi perfekt. Por, do jap 100 për qind në çdo stërvitje dhe çdo lojë. Ky është mesazhi im për tifozët”.

“Ndonjëherë kemi keqkuptime dhe besoj që ishte një ndër arsyet e probleme mes nesh. Ndihem shumë më i dashur se para dy viteve, por është proces i ngadaltë që duhet të bëjmë me njëri tjetrin”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Xhaka verën e kaluar ishte shumë pranë kalimit te Roma, mirëpo pastaj ndryshoi mendje dhe nënshkroi kontratë të re deri në vitin 2024.

You may also like