Xhaka kapiten i ri i Arsenalit? Flet Arteta

by admin
Spread the love

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka dhënë disa detaje në rast që mesfushori Granit Xhaka të bëhet kapiteni i radhës.

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang ishte kapiten, por tani ka humbur shiritin, pasi nuk ka ndjekur rregullat e klubit.

Një ndër opsionet për të zëvendësuar gabonin si kapiten, është ish kapiteni i mëhershëm, zvicerani Xhaka, gjë për të cilin ka folur edhe tekniku spanjoll

“Granit është një ndër kapitenët dhe është pjesë e lidershipit të grupit dhe është vërtet i rëndësishëm për ne”, deklaroi shkurtimisht ai.

Ndërkohë, mbetet të shihet në orët në vijim se kujt do t’i besohet shiriti i kapitenit

You may also like