Xhaka i emocionuar: Nuk më besohet që do të luajë ndaj ekipit që e dua – Kosovës

by admin
Spread the love

Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka ka folur për ndeshjen miqësore ndaj Kosovës.

Për 29-vjeçarin ndeshja ndaj “Dardanëve” do të jetë edhe më e veçantë, për faktin se ai do të regjistrojë 100 paraqitje me Zvicrën.

“Ndeshja ime e 100-të, kundër Kosovës. Kundër një skuadre që e dua. Është diçka e pabesueshme. Nuk mund ta besoj që jam në fushë kundër Kosovës. Më bën dy herë më shumë krenar për të gjithë familjen, për vetën, për të gjithë, të luaj ndeshjen time të 100-të në Kombëtare kundër Kosovës. Mezi po e pres me padurim këtë lojë, do të kënaqem. Miqtë, familjet do të jenë atje, priten shumë shikues. Për mua duhet të jetë kënaqësi – po, dua vetëm ta shijoj.”

Ndryshe, Xhaka mungoi dje në seancën e parë stërvitore, për shkak të problemeve me stomakun.

Anëtari i Arsenalit i ka munguar Zvicrës në shtatë ndeshjet e fundit, teksa ai do të debutojë nën urdhërat e Murat Yakin të shtunën ndaj Anglisë, teksa më 29 mars pritet të paraqitet edhe ndaj Kosovës.

You may also like