Xhaferri del me deklaratën e fortë: Nuk mund të bëhemi si Berisha

by admin
Spread the love

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri e cilësoi Sali Berishës si lokomotivë që të shtyn drejt fitores. Për zgjedhjet e ardhshme, sipas Xhaferrit, të gjithë duhet të jenë plotësues të ish-kryeministrit për të qenë më të besueshëm te çdo votues. Në një intervistë pati debat mes Xhaferrit dhe gazetarit Reldar Dedaj. Sipas këtij të fundit, Xhaferri nuk përfaqëson dot forumin rinor dhe e kritikoi që i referohet Sali Berishës si kryetar i PD.

“U tentua të ndahet FRPD, por nuk u arrit. Nga 6 marsi, shumë degë janë bashkuar me PD e Rithemelimit. Ata që dhanë dorëheqjen nga post i deputetit janë heronj të këtyre zgjedhjeve që po vijnë, të cilët PD i ka etiketuar si zgjedhje politike. Mesa kam informacione, zëvendësimet nuk është se i ndërrojnë balancat. Më e rëndësishme është të mendojmë për 14 majin. Jemi te figura fituese. Një politikan është lokomotivë që të shtyn drejt fitores. Në rast se cedojnë, kam dyshimet e mia. Jo të gjithë mund të bëhemi si Berisha, por të jemi plotësues për të qenë më të besueshëm te çdo votues”, tha Xhaferraj.

“Pati paradoks se duke qenë kryetar i FRPD dhe nga ana tjetër duke parë modelin e suksesit te figura e ish kryetarit të PD, Sali Berisha. Ai është kryetar i një lëvizje brenda PD, në kushtet që flasim është kryetar i Rithemelimit, nuk mund t’i referohesh si kryetar i PD, megjithëse unë kërkoj nga Xhaferri një axhendë për të bashkuar atë pjesë të PD që nuk gjen shprehi motivacion me Rithemelimin. Jeni futur në një lëvizje të djathtë dhe duhet të keni parasysh konceptet. Ju nuk përfaqësoni dot këtë lloj fryme si forum rinor”, tha Dedaj.

Xhaferraj iu përgjigj se “Forumi rinor e ka vendosur si do të përfaqësohet që me 15 shtator 2021 që ja tha kryetarit në sy me peticion se çfarë ka bërë. Bëri foltoren më të madhe të rinisë.”

Ndërsa gazetari ngre dyshimet lidhur me frymën e tyre për të sjellë PD në pushtet.

You may also like