Xhaferi: Rrezikojmë të gjithë, jo vetëm trajneri! Pagat? Do zgjidhet problemi

by admin
Spread the love

Alban Xhaferi, presidenti i Vllaznisë është shfaqur shumë i zhgënjyer për humbjen kundër Vllaznisë, ndërkohë që në deklaratën e tij ka prekur edhe problematika të rëndësishme që lidhen me financat. Kreut të kuqebluve nuk i ka pëlqyer mungesa e egos për të luftuar deri në fund, ndërkohë që theksoi se ka klube të tjera me më shumë probleme me financat dhe nuk bëhet zhurmë njëlloj si për ta.

“Ishte një humbje shumë zhgënjyese. Pjesa e parë ishte e mirë, por në të dytën u zhgënjeva jashtëzakonisht. Ndoshta vë re një motivim jo të duhur të ekipit për të luajtur deri në fund. Kjo është arsyeja pse mendoj se pësuam gola. Është moment i vështirë për ekipin e ambiciet tona, që dihen cilat janë. Tani vështirësohen me këtë rezultat. Duhet të qetësohemi dhe t’i bëjmë një analizë të thellë. Ekipi ka lojtarë kualitativë dhe kemi ndeshje para, që duhet t’i vlerësojmë dhe të shohim të gjitha mundësitë si të arrijmë rezultate pozitive”.

“Kjo humbje e vështirëson shumë punën për objektivat që kishim. Edhe për Kupën do të luftojmë. Jam i zhgënjyer të them të drejtën, me pjesën e dytë. Ndoshta nuk kishim egon e duhur të luftonim deri në fund dhe kjo ishte më zhgënjyese. Duhet të qetësohemi dhe të mendojmë si të arrijmë Kupat e Europës”.

“Financat? Vllaznia ka pasur probleme financiare, i ka të trashëguara, ka një borxh të madh me Tatimet. Ditë pas ditë po bëjmë balancat që të jetë e sigurt në financa dhe të mos penalizohemi nga problemet. Ka pasur disa vonesa të vogla me disa lojtarë për disa pagesa, por gjithçka është drejt normalizimit. Nuk mendoj se është ky problemi. Me çunat kemi diskutuar, duhet të gjejmë mekanizmat që lojtarët të luftojnë për objektivat.

Te Vllaznia ka pasur problematikë gjithmonë me pjesën e pagave, ka qenë pjesa e bashkisë që është vënë shpesh në dukje. Po ka ekipe të tjera që janë me më shumë vonesa se Vllaznia, e nuk bëhet zhurmë. Janë dy muaj vonesat, por mendoj brenda javës tjetër çdo gjë do të shkojë drejt normalitetit. Janë disa lojtarë me kontrata njëvjeçare, se me disa ka marrëdhënie të ndryshme, e gjithsecili do të marrë atë që i takon”.

“Ky është problemi i Vllaznisë, se Vllaznia është shitur me të mirat dhe të këqijat e saj. Është me detyrim të madh me Tatimet, kemi marrëveshje që do mundohemi ta zbatojmë në mënyrë maksimale. Nuk duhet të vëmë theksin te këto gjëra, se nuk ka një problem të tillë, ne duhet të fokusohemi te lojtarët që të arrijmë objektivat që kemi paracaktuar.

“Brdariç? Në këtë moment rrezikojmë të gjithë, pasi projekti është i ndërtuar që të arrijmë disa objektiva. Sigurisht që nuk jemi të kënaqur. Askush nuk është i paprekshëm te Vllaznia, derisa ekipi të gjejë rinisjen e duhur për të mbyllur sezonin”, përfundoi presidenti Xhaferi. / oversport.tv

You may also like