Xhaçka: S’kemi ende rezolutë për Ukrainën, bashkëpunojmë me SHBA-në

by admin
Spread the love

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka deklaroi sot se ende nuk ka një projekt-rezolutë të draftuar për konfliktin ruso-ukrainas. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Xhaçka tha se Shqipëria si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB është gjithashtu në një bashkëpunim të ngushtë me SHBA.

Deklarata e Xhaçkës:

“Nuk jemi ende në atë fazë, nuk ka ende projekt rezoluta të draftuara që të marrin përkrahjen e vendeve të tjera. jemi në fazën ku kemi dakordësuar një bashkëpunim të ngushtë me SHBA ku do të jemi të dyja palët bashkëhartues. Duke i dhënë Shqipërisë gjithë prestigjin, për atë që është një vend konstruktiv që do të luajë një rol aktiv në Këshillin e Sigurimit”, tha ministrja.

You may also like