Xavi: Simeone është trajner i madh, por dominoi Barcelona ime

by admin
Spread the love

Xavi Hernandez është shumë i lumtur për ndeshjen që fitoi kundër Atleticos. Trajneri i katalanasve tregon gjithë krenarinë që arriti të dominonte një rival të fortë si Simeone.

FITORJA – “Është më shumë sesa një fitore. Ne, tifozët, stafi dhe të gjithë e kishim të nevojshme. Tifozët ishin për numrin 10. Ne gjithashtu ishim shumë mirë dhe kemi luajtur me intensitet. Ishim superiorë. Kjo ndeshje mund të jetë një pikë reflektimi. Dua që t’u them tifozëve që të mos e vërshëllejnë Dembele. Duhet ta ndihmojnë”.

NDESHJA – “U mbrojtëm mirë kur Atletico vendosi që të na sulmonte. Me një lojtar më pak, treguam soliditet dhe u mbrojtëm në zonë. Dominuam kampionin e La Ligës dhe kjo është diçka e bukur. Kishte dy ndeshje brenda njërës, kur ishim me 11 dhe kur ishim me 10. Jam shumë i lumtur për të dyja. Sulmuam me një 3-4-3 dhe pastaj me 5-3-2. Alves krijonte superioritet”.

ADAMA – “Është një lojtar i pjekur. E di kur duhet të shpërthejë, kur të pasojë dhe kur të ndalet. Fizikisht është një përbindësh. Një blerje shumë e rëndësishme për ne”.

SIMEONE – “Kërkon të luajë ndryshe nga ne. E kupton futbollin në një tjetër mënyrë. Nuk mund ta gjykoj. Ai është një trajner i madh që e respektoj shumë”. / oversport.tv

You may also like