Xavi: Ndaj Interit është një finale, do të japim jetën për t’u kualifikuar

by admin
Spread the love

Fati i Barcelonës në këtë edicion të Champions League kalon padyshim nga sfida e kthimit në Camp Nou përballë Interit. Për këtë gjë është i sigurt edhe trajneri katalanas Xavi që foli në prag të kësaj sfide.

“Do të luhet gjithçka brenda një nate. Për ne është si një finale. Për këtë arsye, ne do të japim edhe jetën tonë për të qëndruar deri në fund në luftë për t’u kualifikuar më tej.

Sigurisht që nuk është diçka e bukur që të gjendesh në këtë situatë, por megjithatë, ne i kemi të gjitha cilësitë për të shkuar në fazën tjetër”, tha ndër të tjera Xavi për BarçaTV. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter

You may also like