Xavi i dëshpëruar me Dembele, ja kur mbahet takimi final për të parë nëse ka hapësirë për marrëveshje

by admin
Spread the love

Raportohej se Ousmane Dembele nuk do të rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Barcelonës.

Lojtari francez ka kërkuar një rritje të jashtëzakonshme në pagë, dhe krejt pak të justifikueshme.

Sipas raportimeve të fundit, përfaqësuesit e Barcelonës do të takohen me përfaqësuesit e Dembele edhe një herë të hënën, për të parë nëse ka një alternativë që çon në rinovimin e kontratës.

Xavi Hernandez thuhet se është i dëshpëruar nga kërkesat e Dembele. Lojtari i kishte premtuar se gjithçka është e vendosur sa i përket rinovimit.

Të hënën do të vendoset nëse lojtari rinovon, ose nëse do të shitet në janar.

You may also like