Xavi Herandez e nis konferencën në Arabi me: “Selam Alejkum”

by admin
Spread the love

Skuadra e Barcelonës do të luajë kundër Boca Juniors në kuadër të “Maradona Cup”, shkruan Insporti.

Ndeshja do të luhet në Riad të Arabisë Saudite, atje ku trajneri i Barcelonës e ka nisur konferencën për media me një përshëndejte në gjuhën arabe “selam alejkum”

Për ndeshjen e cila zhvillohet për nder të legjendës së futbollit, Maradonas, Xavi tha se ndeshjen do ta përdor per testime.

” Selam alejkum, nesër do të jetë një test i mirë ndaj Boca Juniors për Maradona Cup. Është koha për t’u dhënë minuta lojtarëve që nuk i kanë pasur në ndeshjet e fundit,” tha Xavi Hernández, i cili është i qartë se loja duhet të përdoret për testime,

Ndeshja do të jetë e veçantë për Dani Alves, i cili do të rikthehet për të luajtur për Barçën pas gjashtë vitesh.

Takimi Barcelona – Boca Juniors zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00

/Insporti.com

You may also like