Xavi e kishte fiksim, shifrat trembën Barcelonën për Theo Hernandez

by admin
Spread the love

Theo Hernandez ishte dëshira e Xavi për krahun e majtë të mbrojtjes. AS shkruan se katalanasit e kanë konsideruar francezin si lojtarin ideal për të konkurruar me Jordi Alba.

Ditët e fundit janë lakuar shumë emra, si Jose Luis Gaya, Alejandri Grimaldo dhe Nicolas Tagliafico, por në listë emrin e kishte Theo Hernandez.

Gjithsesi te Barcelona e kanë kuptuar shumë se transferimi i tij është shumë i ndërlikuar. Milani nuk e lë pa 50 milionë euro, ndërsa vetë Theo Hernandez kishte kërkesat e tij financiare.

10 milionë euro bruto ishte fatura për pagën dhe te Barcelona për momentin nuk mund ta përballojnë një shifër të tillë, ndaj edhe u tërhoqën nga tentativat për ta transferuar Theo Hernandez. / oversport.tv

 

You may also like