“Xavi e ka telefonuar”, pse Kessie mund të zgjedhë Barcelonën në verë

by admin
Spread the love

Franck Kessie ka oferta të shumta. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk do të rinovojë me Milanin dhe në verë largohet si lojtar i lirë.

Ditët e fundit është raportuar në media se Barcelona i ofron 6.5 milionë euro në sezon, por ka klube angleze që i japin edhe më shumë.

Gjithsesi në Spanjë e shikojnë Barcelonën favorite. Gazetari Matteo Moretto ka deklaruar: “Xavi e ka telefonuar vetë Kessie.

Ata kanë biseduar së bashku dhe lojtari e merr në konsideratë pasi i pëlqen Xavi, projekti i Barcelonës dhe qyteti”. Mbetet të shihet deri në fund se çfarë do të ndodhë. / oversport.tv

Foto: AC Milan, Facebook

You may also like