Xavi e do me çdo kusht, Koulibaly mund të largohet nga Napoli

by admin
Spread the love

Barcelona është vënë në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm dhe së fundmi ka dalë në dritë emri i Kalidou Koulibaly. Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Xavi është magjepsur nga performanca e tij në sfidën midis Barcelonës dhe Napolit.

Për rrjedhojë, drejtuesit e Barcelonës e kanë vendosur në krye të listës për merkaton e verës. Sipas prestigjiozes italiane, katalanasit kanë filluar të bëjnë sondazhe për mbrojtësin senegalez, madje kanë kërkuar informacione edhe te agjenti i lojtarit.

Nga ana tjetër, Napoli po kërkon të rinovojë me lojtarin. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2023 dhe De Laurentiis po mendon t’i ofrojë një pagë të re më të lartë për ta bindur. Gjithashtu ai pritet të marrë edhe shiritin e kapitenit pas largimit të Lorenzo Insigne. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter

You may also like