Xavi: Duhet të luajmë më mirë, kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve

by admin
Spread the love

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka analizuar barazimin 1-1 që skuadra e tij arriti në Gjermani përballë Eintracht Frankfurt në ndeshjen e vajtjes së çerekfinaleve të Europa League:

“Kishim përballë një kundërshtar shumë të fortë fizikisht dhe nuk arritëm që të qarkullonim siç duhej topin. Edhe kushtet e terrenit të lojës nuk na ndihmuan, por barazuam duke shënuar një gol shumë të bukur.

Kthehemi të kënaqur nga kjo transfertë dhe “Camp Nou” në ndeshjen e kthimit duhet të jetë si një tenxhere me presion, siç ishte sot stadiumi i tyre.

Frankfurti është një fushë e vështirë, siç ishin Napoli dhe Stambolli, por kjo është Europa. Do të jetë e vështirë, janë shumë të organizuar veçanërisht në mbrojtje. Duhet të luajmë dhe të sulmojmë më mirë, duke mos u lënë hapësira për tu rinisur”, ka thënë Xavi. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Twitter

You may also like