Xavi: Barcelona e vlerëson SuperKupën!

by admin
Spread the love

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez foli në vigjilje të ndeshjes gjysmëfinale të SuperKupës së Spanjës ndaj Osasunës.

Tekniku i blaugranave e pranoi se të besuarit e tij janë favoritë në ndeshjen ndaj Osasunës, por jo për turneun duke qenë se nëse kalojnë në finale do të gjejnë një mes Realit dhe Atletico Madrid.

Ndër të tjera, Xavi theksoi se ky trofe është i rëndësishëm për Barcelonën pavarësisht se nuk e ka bujën e Champions League apo LaLiga-s.

“E pranojmë që jemi favoritët në këtë gjysmëfinale përballë Osasunës.

Por, nuk jemi favorit sa i takon kompeticionit pasi aty janë Atletico dhe Real Madrid. Do të na pëlqente të përsërisnim sezonin e shkuar dhe të fitonim sërish, dhe kjo më pas do të na jepte një shtysë më shumë për të fituar të tjerë tituj gjatë sezonit.

SuperKupa është një trofe i rëndësishëm për Barcelonën pavarësisht se nuk e ka bujën e Champions League apo LaLiga-s.

Pedri mund të ketë minuta në dispozicion ndërsa Cancelo vështirë të luajë, ndoshta mund të jetë në finale.

Këto janë ndeshje teke dhe nuk mund të gabojmë pasi nuk ka vend për rikuperime, duhet ta vlerësojmë Osasunën sepse është një skuadër që të hapë punë”, u shpreh Xavi.

Ndeshjen mes Barcelonës dhe Osasunës të vlefshme për gjysmëfinalen e SuperKupës së Spanjës, mund ta ndiqni të enjten në Shqip 2 duke nisur nga ora 20:00.

You may also like