Xabi Alonso drejt Real Madrid? – Shqip

by admin
Spread the love

Radio Marca e shikon si pasuesin e italianit Carlo Ancelotti

Xabi Alonso duket se është favoriti kryesor për të pasuar Carlo Ancelotti te Real Madrid. Sipas Radio Marca trajneri aktual i Bayer Leverkusen ka kaluar në këtë garë Raul Gonzalez Blanco, i cili drejton Real Madrid Castilla. Të dy kanë qenë më parë lojtarë të Los Blancos, por duket se përvoja e krijuar Xabi Alonso nga karrierën e trajningut po bind presidentin Florentino Perez.

Carlo Ancelotti do të fillojë punën nga vera e ardhshme te përfaqësuesja e Brazilit dhe drejtuesit e Real Madrid duan një trajner që e njeh ambientin. Xabi Alonso ka patur një të kaluar si teknik te Real, por me ekipin e të rinjve. Natyrisht që oferta për ekipin e parë është një mundësi për mos t’u humbur.

Xavi Alonso është nën kontratë me Bayer Leverkusen deri në 30 qershor të 2026, pra më parë duhet të zgjidhë marrëveshjen me klubin gjerman që aktualisht renditet i dyti me pikë të barabarta me Bayern kryesues.

Tv Klan

You may also like