Wolves ëndërron Europën, fiton në shtëpi kundër Leicester  

by admin
Spread the love

Wolves ka mposhtur në javën e 26-të të Premier League ekipin e Leicester me rezultatin e ngushtë 2-1. Një fitore me shumë vlera për “ujqërit” që përveç tre pikëve, tashmë ngjiten në vendin e shtatë dhe janë vetëm 6 pikë larg zonës Champions.

Siparin e golave e hapi Ruben Neves që në minutat e para të takimit. Portugezi provoi një goditje nga distanca dhe “predha” e tij u ndal vetëm nga rrjeta. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, Lookman baraspeshoi gjithçka duke shënuar edhe golin që e çoi rezultatin në 1-1.

Në pjesën e dytë të dyja ekipet u vunë në kërkim të tre pikëve. Megjithatë, ishte Wolves ai që i shfrytëzoi më mirë rastet. Vendasit gjetën edhe golin e avantazhin në minutën e 67. Edhe këtë herë goli erdhi nga një tjetër portugez, Podence.

Kështu takimi u mbyll me rezultatin 2-1 me Wolves që parakalon Tottenham dhe ngjitet në vendin e shtatë në kuotën e 40 pikëve. Nga ana tjetër, Leicester qëndron në vendin e 11-të në kuotën e 27 pikëve. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE – JAVA 26
Wolves-Leicester 2-1
Shënues:
Neves 9’, Podence 67’ / Lookman 41’

Foto: Wolves Twitter

You may also like