William, Kate dhe gafa mbretërore

by admin
Spread the love

Si t’i drejtohesh një sovrani të Anglisë kur e takon në market? Nicky Hurst, hasi princin William dhe Kate Middleton në stendën e saj të bulmetit dhe mes emocioneve i thirri në emër duke shkelur protokollin mbretëror. “Ata ishin shumë të qetë dhe të qeshur, thjesht të adhurueshëm. Unë nuk dija si t’i thërrisja dhe ju drejtova me Will dhe Kate”, u shpreh ajo për People.

Kate dhe William ndaluan në një market në Wales, ku patën vizitën e fundit mbretërore. Ata ndaluan tek zonja e bulmetit në fjalë dhe aty ndodhi takimi që vetë shitësen e vuri në siklet, ndërsa çifti mbretëror e kaloi me delikatesë, edhe pse ishte shkelje e protokollit. Ata realizuan një bisedë të këndshme me të duke treguar preferencat për djathin dhe William provoi pak nga i preferuari i tij.

Në bisedën miqësore, çifti u pyet për fëmijët dhe treguan se ata janë mirë, por sikleti i vetëm që përjetojnë së fundmi është fakti që u duhet të rrinë larg prindërve herë pas here. “Kur ikim në udhëtime na pyesin dhe duan të dinë ku shkojmë. Ne gjithmonë ua tregojmë vendin në hartë”, tregoi William më tej./revistawho.com

You may also like