Will Smith ka menduar të vrasë babanë për shkak të dhunës që ushtronte ndaj nënës së tij

by admin
Spread the love

Aktori Will Smith ka zbuluar një pjesë të errët të jetës së tij duke përfshirë marrëdhënien e ndërlikuar që ka patur me të atin.

“Babai im ishte i dhunshëm, por ai ishte gjithashtu në çdo lojë dhe recital timin. Ai konsumonte alkool, por ishte esëll në çdo premierë të secilit prej filmave të mi”, ka pohuar aktori i famshëm.

Në një histori që Smith tregon kur ishte 9 vjeç kishte parë babanë e tij “të godiste të ëmën në kokë aq fort, sa ajo u rrëzua në tokë”.

“E pashë atë të pështynte gjak. “Ai moment në atë dhomë gjumi, ndoshta më shumë se çdo moment tjetër në jetën time, ka përcaktuar se kush jam unë”, ka rrëfyer më tej Smith.

Aktori ka pranuar se incidenti e ka përndjekur qysh atëherë.

“Si fëmijë i thoja gjithmonë vetes se një ditë do të hakmerresha për nënën time. Se kur të isha mjaftueshëm i madh, kur të isha mjaft i fortë, kur të mos isha më frikacak, do ta vrisja”, ka shkruar ai.

Një ditë, ai e gjeti veten duke ndaluar në majë shkallëve, ndërsa po e çonte me rrota të atin drejt banjës dhe përjetoi një mendim të errët.

“Unë mund ta shtyja atë dhe të shpëtoja lehtësisht nga ai” ka vijuar aktori.

Babai i Smith vdiq në vitin 2016, afërsisht 16 vjet pasi prindërit e aktorit u divorcuan.

You may also like