West Hami finalisti i parë, Basel-Fiorentina në shtesë

by admin
Spread the love

West Ham United siguron biletën për në finalen e Conference League, që do të zhvillohet në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.

Skuadra angleze, e cila e kishte fituar 2-1 sfidën e parë të zhvilluar në Londër, fitoi 0-1 në fushën e Alkmaarit, me gol të Fornals në minutë e katër shtesë.

Fiorentina e mbyll në epërsinë e një goli pjesën e parë të ndeshjes së kthimit me Baselin në gjysmëfinale të Conference League, duke barazuar rezultatit e përgjithshëm në 2-2.

Në minutë ne 35-të, në zhvillimet e një goditjeje këndi, ekzekutuar nga Biraghi, Gonzalez, i pambuluar në zonës, realizon lehtësisht me kokë, 0-1.

Një gabim i pafalshëm i futbollistëve të Fiorentinës në minutën e 55-të i kushton shtrenjtë skuadrës vjollcë.

Amdouni përfiton nga rrëshqitja e kundërshtarit dhe në pozicion të prirët bën më të mirën, 1-1.

 

You may also like