Vulin e quajti akt armiqësor dërgimin e armëve nga Britania në Kosovë, Vela e quan maskara

by admin
Spread the love

Blerim Vela, shefi i Stafit në Kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, i ka quajtur “maskarenj të regjimit të Serbisë”, kryeministren serbe Ana Brnabiq, ministrin e Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq dhe ministrin e Brendshëm, Aleksandar Vulin.

Sipas Velës, këta të tre po bëjnë konkurrencë me deklarata të çmendura vetëm për t’i rënë në sy presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe për të siguruar një vend në qeverinë e re.

“Kosova është dhe do të mbetet e pavarur. Retorika juaj luftarake do të dështojë dhe ju do të tërhiqeni”, ka shkruar Vela, transmeton Klankosova.tv.

Vela këto deklarata i bëri pasi Vulin, dërgimin e armëve nga Britania e Madhe në Kosovë e quajti akt armiqësor.

“Nuk mund të armatosësh terroristë e të shpresosh për paqe”, ka thënë Vulin, transmeton Klankosvoa.tv.

Kujtojmë se të premten një avion britanez ateroi në Aeroportin “Adem Jashari” në Sllatinë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë misioni i KFOR-it në Kosovë, por pa dhënë detaje se çka saktësisht ka pasur në të.

You may also like