Vukiçeviç: Të gjithë kanë humbur besimin, duhet të dalim nga kjo krizë

by admin
Spread the love

Trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç ka folur për Oversport pas humbjes shtëpiake përballë Kukësit, që ishte edhe disfata e pestë radhazi për kurbinasit në kampionat.

“Të them të vërtetën është një situatë shumë e komplikuar. I kemi humbur ndeshjet gjitha nga 1-0. Duhet të gjejmë zgjidhjen. Nuk mund të them që ekipi ka luajtur keq. Kemi rrezikuar. Rezultati është negativ dhe kjo është e vërteta. Nuk kemi marrë rezultatet që priteshin dhe tifozët janë me të drejtë të mërzitur. Pas 5 humbjesh, të gjithë kanë humbur besimin. Me hyrjen e Ujkës kemi fituar më shumë agresivitet, por nuk më dha rezultat.

Shkurtaj dhe Alla? Na duhen shumë të dy këta lojtarë. Jemi duke punuar që t’i rikthejmë sa më shpejt. Kanë ardhur pas një pauze të gjatë. Alla luajti disa ndeshje dhe i kushtoi një dëmtim. Edhe Shkurtaj ka disa probleme të vogla, por e pengojnë për të luajtur futboll. Ujka erdhi nga një traumë”, ka thënë mes të tjerash Vukiçeviç. / Oversport.tv

You may also like