Vuçiq me Kovaçevskin: Ne jemi vende vëllazërore, nuk kërkojmë asgjë nga vëllezërit tanë

by admin
Spread the love

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq postuan një fotografi me një porosi për të dyja vendet.

“Sonte folëm me presidentin serb @ Aleksandar Vučić në Athinë. Ai më siguroi se si përfaqësues i shtetit serb, popullin maqedonas dhe shtetin maqedonas e konsideron tejet miqësor dhe se nëse ndonjë qytetar maqedonas ofendohet nga ndonjë mesazh i shtetit serb, ata personalisht do të kërkojnë falje”, ka shkruar Kovaçevski.

“Me mikun tim Dimitar Kovaçevski, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë vërtet vende mike. Nëse më pyetni mua, vende vëllezërore. Nuk do të ketë dhe nuk duhet të ketë keqkuptime mes nesh. Ne nuk kërkojmë asgjë nga vëllezërit tanë, e vetmja gjë që ofrojmë është miqësia e sinqertë”, ka shkruar Vuçiq.

You may also like