Vuçiq: Kovaçevski e ka kritikuar shumë ashpër Kurtin për vizitën e tij në Tetovë dhe Shkup

by admin
Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka shpalosur detaje nga takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, transmeton SHENJA.
Vuqiç madje ka përshëndetur edhe veprimin e Kovaçevskit, i cili sipas tij e ka kritikuar Kurtin për vizitën e tij në Tetovë.
“E pash që Kovaçevski ka reaguar shumë ashpër dhe hapur ndaj Kurtit. Ai para të gjithëve fliste shumë ashpër kundër Kurtit që I befasoi të gjithë. Andrej Plenkoviq kishte qasje serioze sistematike dhe racionale ndaj çështjeve të ardhshme evropiane”, tha Vuçiq, raporton SHENJA.
Presidenti i Serbisë, poashtu ka deklaruar se shpreson që Ukraina nuk do ta njoh Kosovën, ndërsa tha se është i bindur se edhe Greqia nuk do ta bëj një gjë të tillë. /SHENJA/

MARKETING




You may also like