Vuçiq: Jemi të vetmit që nuk kemi asnjë problem me Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur mbrëmë se takimi i ardhshëm “Ballkani i Hapur” në Tiranë do të sjellë konkluzione shumë të mira dhe të rëndësishme, shumë përfitime për të gjithë qytetarët.

“Besojmë se po i afrohemi asaj që do të lehtësojë shumë lëvizjen jo vetëm të qytetarëve që dëshirojnë të udhëtojnë, por edhe të biznesmenëve dhe fluksin e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Ne do të lidhim popujt tanë që do të kenë marrëdhënie shumë më të ngushta se në të kaluarën”, tha Vuçiq në një intervistë për “Pink TV”.

Në këtë kontekst, ai përkujtoi se Serbia sot i njeh maqedonasit si komb dhe shtet që është më afër Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të tyre dhe ne duhet ta ndërtojmë atë marrëdhënie të mirë fqinjësore.

“Ne pranojmë gjuhën e tyre, kombin e tyre. I urojmë gjithë të mirat maqedonasve, shqiptarëve, serbëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të vetmit që nuk kemi asnjë problem me ta”, ka shtuar Vuçiq./Telegrafi/


You may also like