“Vuçiç më telefonoi…”, Orban merr meritat për lirimin e tre policëve të Kosovës

by admin
Spread the love

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale se lirimi i tre policëve të Kosovës ka ardhur pas kërkesës së tij gjatë takimit që ka pasur me Presidentin Aleksandër Vuçiç javën e kaluar.

Orban thotë se Vuçiç e ka njoftuar ditën e sotme se autoritetet serbe do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët.

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç sapo më informoi se sipas kërkesës sime gjatë takimit tonë javën e kaluar, autoritetet serbe do të lirojnë nga paraburgimi tre policët e arrestuar të Kosovës. Ne e vlerësojmë shumë këtë hap të Presidentit Vuçiç në këtë periudhë sfidash të mëdha. Ky vendim është një provë e qartë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe angazhimit tonë të përbashkët për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, tha Orban.

Kujtojmë që ditën e sotme, gjykata në Kralevë vendosi që të lirojë tre policët e Kosovës. Atyre i është komunikuar aktakuza dhe do të mbrohen në gjendje të lirë.

You may also like