Vritet turisti italian në Izrael, situata në prag “shpërthimi”

by admin
Spread the love

Një turist italian humbi jetën dhe shtatë persona të tjerë u plagosën në atë që dyshohet se ka qenë një përplasje e qëllimshme me makinë pranë një plazhi në Tel Aviv.

Ministria e jashtme italiane njoftoi se Izraeli ka identifikuar viktimën si 36 vjeçarin Alessandro Parini. Në mesin e të lënduarve është edhe një Italian tjetër si dhe tre shtetas britanikë.

Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi në shëtitoren e Tel Avivit. Një makinë hyri në zonën e këmbësorëve dhe goditi disa prej tyre. Fatkeqësisht kemi një të vdekur e disa të plagosur, disa prej të cilëve kanë lëndime mesatare. Policët që u afruan e identifikuan mjetin dhe panë që kishte armë brenda tij. Kur i dyshuari u përpoq të kapte armën, policët hapën zjarr dhe e vranë”– u shpreh Amichai Eshed , shef i policisë së Tel Avivit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një makinë të përmbysur pranë një shëtitoreje dhe një oficer policie izraelite duke hapur zjarr. Forcat lokale të policisë njoftuar se i dyshuari si agresor u qëllua për vdekje nga efektivët. Ai është Yousef Abu Jaber nga Kafr Qasim, një qytet izraelito-arab.

Rindërtimi i parë i ngjarjes tregon se 45 vjeçari ka drejtuar me shpejtësi një makinë tip Kia përgjatë shëtitores së plazhit të qytetit, duke goditur disa këmbësorë përpara se të përmbysej në lëndinën e kopshtit Charles Clore. Të gjithë të prekurit prej këtij sulmi, janë turistë. Ngjarja erdhi pak pasi dy motra britaniko-izraelite u vranë dhe nëna e tyre u plagos në një të shtëna në Bregun Perëndimor të pushtuar më herët të premten.


Top Channel

You may also like