Vritet një grua në shtëpinë e saj në Zvicër, miku i saj vret vetveten

by admin
Spread the love

Një 40-vjeçare është gjetur pa jetë në shtëpinë e saj. Miku i saj, i dyshuar si vrasës, i ka dhënë fund jetës, njofton prokuroria zvicerane.

Zbulim i trishtë, të enjten rreth orës 16.30, në një banesë në Chêne-Boug. Në shtëpinë e saj është gjetur trupi i pajetë i një 47-vjeçareje, transmeton portali Shtegu. Sipas elementeve të para të hetimit, ajo është mbytur, tha prokuroria në një deklaratë të lëshuar të premten. Për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes, është duke kryer autopsia.

“Shoqëruesi i sajdhe vrasësi i dyshuar është vetëvrarë”, shtoi prokuroria. 58-vjeçari u gjet të enjten rreth orës 18.00 në komunën e Kantonit Vaud, Roche. Nga ekipi i policisë për krime të rënda është hapur një procedurë hetimore. Prokuroria tha se nuk do të jepte më asnjë deklaratë.

You may also like