Vritet gjenerali i katërt rus në Ukrainë edhe 7 anëtarë të skuadrës elitë nën urdhrat direkte të Putin

by admin
Spread the love

Forcat ukrainase njoftuan të mërkurën se kishin vrarë gjeneralin e katërt rus, Oleg Mityaev, komandant i Divizionit 150 të motorizuar të ushtrisë ruse.

Mityaev dyshohet se u vra të martën gjatë një sulmi në qytetin e Mariupolit, tha këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashenko, i cili publikoi një foto në Grupin Telegram që tregon trupin e gjeneralit të vrarë.

Gjatë fjalimit të tij mbrëmë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një tjetër gjeneral rus u vra, por ai nuk përmendi se cilin.

Edhe shtatë anëtarë të një skuadre elite SWAT nën urdhrat direkte të Vladimir Putin janë ekzekutuar.

Ndërkohë, Rusia ka humbur gjithsej 13 komandantë në fushën e betejës që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Moska nuk ka bërë një përditësim të viktimave të luftës dhe është kufizuar vetëm në një pjesë të vogël të të rënëve, duke përfshirë disa gjeneralë.

Kujtojmë, sot është dita e 21-të e pushtimit rus të Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se qëndrimet e Ukrainës dhe Rusisë në bisedimet e paqes duken më realiste, por duhet më shumë kohë.

“Takimet po vazhdojnë dhe, jam i informuar, qëndrimet gjatë negociatave tashmë tingëllojnë më realiste. Por ende duhet kohë që vendimet të jenë në interes të Ukrainës,” tha Zelenski në një fjalim për një video të publikuar mbrëmë në darkë.

You may also like