Vrau të atin me tritol, 23-vjeçarit i gjendet arsenal armësh (Emrat) – Shqip

by admin
Spread the love

Mato Gllucaj, 23 vjeç vrau të atij e tij 56 vjeçar Durmish Gllucaj duke i vënë tritol te soba me gaz. Kështu ka raportuar sot Policia e Vlorës pasi ka vënë në pranga të riun.

Ajo që e bën akoma më të rëndë ngjarjen, janë provat materiale të sekuestruara në banesën e Gllucajt.

Që nga granatat e dorës, kallëpet e tritolit e deri te fishekë e armë zjarri. Nuk dihet ende se pse 23-vjeçari posedonte këtë arsenal luftarak. Megjithatë paraprakisht dyshohet se shkak i krimit ka qenë dhuna e vazhdueshme fizike që 56-vjeçari ushtronte ndaj tij. Pritet që policia të zbardhë më shumë detaje mbi ngjarjen.

 

You may also like