Vrau 7 foshnje, shpallet fajtore infermierja në Britani – Shqip

by admin
Spread the love

Lucy Letby 33 vjeçe, infermiere në Britani të Madhe, është shpallur fajtore për vrasjen e 7 foshnjeve të porsalindura, si dhe për tentativën për të vrarë 6 foshnje të tjera.

Krimet monstruoze kanë ndodhur në vitet 2015 dhe 2016, zakonisht gjatë turneve të natës kur ajo punonte.

33-vjeçarja konsiderohet si vrasësja seriale e fëmijëve në Britani të Madhe.

Prokurorët thanë në gjykatë se infermierja i helmonte foshnjet duke i injektuar insulinë, e në raste të tjera i ushqente me qumësht duke ushtruar forcë, gjë që u shkakonte mbytje të porsalindurve. Një prej foshnjave ishte 1-ditëshe.

Në shtëpinë e saj, pas arrestimit policia gjeti edhe një shënim me dorë që kishte lënë 33-vjeçarja.

“I vrava qëllimisht sepse nuk jam mjaftueshëm e mirë për t’u kujdesur për ta. Jam një person i tmerrshëm. Jam e keqe, unë e bëra”.

Vendimi për fajësinë e infermieres u dha pas një gjyqi 10-mujor në Gjykatën e Manchester. /tvklan.al

You may also like