Vrasja sontë në Bllacë e lidhur me vrasjet mafioze të Shkupit !?, ja detaje

by admin
Spread the love

Klan Maqedoni mëson se ka ndodhur një vrasje në fshatin Bllacë të Shkupit. Siç mëson Klan Maqedoni, rreth orës 18.15 minuta, N.T ka njoftuar në Polici  se e ka gjetur të vrarë vëllain e tij 67 vjeçarin Z.T , në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme për në Bllacë të Epërme. Siç mëson Klan Maqedoni, në polici është raportuar se vrasjen e ka kryer një personi i panjohur me armë zjarri pushkë. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur edhe gëzhoja nga armë zjarri.

Portali maqedonas Fokus shkruan se i vrari është babai i Gani Tushës ( foto lart ) i cili është akuzuar nga Greqia si vrasës i Orhan Bajramit Okit gjatë verës së kaluar në një resort turistik në Greqi.

You may also like