Vrasja në Peqin/ Gjendet makina e viktimës, u përdor nga autorët për t’u larguar

by admin
Spread the love

Një ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit, Albi Bashaliu, në Peqin është gjetur makina me të cilën autorët janë larguar nga vendngjarja.

Sipas raportimeve, automjeti është gjetur në Gocaj të Kavajës dhe është në pronësi të viktimës.

Mësohet se pas vrasjes së të riut autorëve nuk iu është ndezur makina e tyre, ndaj dhe e kanë djegur në vendngjarje, duke u larguar me mjetin e viktimës.

Kjo e fundit është gjetur sot në Kavajë dhe është sekuestruar nga policia, ndërsa po këqyret nga ekspertët për grumbullimin e provave.

Nga raportimet e dëshmitarëve të pranishëm në vendngjarje, autorët ishin  të veshur me të zeza, me maskë anti-COVID  duke bërë kështu të vështirë identifikimin e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:40, të mëngjesit të djeshëm. 32-vjeçari Albi Bashaliu u vra sapo doli nga një lokal në fshatin Gjoçaj të Peqinit.

You may also like