Vrasja e 80-vjeçarit nga një “Ninxha” para derës së shtëpisë së tij ka tronditur New Yorku-n

by admin
Spread the love

Pamjet e ekzekutimit gjakftohtë të një 80-vjeçari jashtë shtëpisë së tij në Bronx të dielën mbrëma nga një burrë i veshur me të zeza me biçikletë, për të cilin shumë thonë se dukej si një ninxha, kanë tronditur New Yorku-n.

Krimi brutal ndodhi rreth orës 1:10 të mëngjesit të së dielës, kue Marcelino Valerio ishte kthyer me gruan e tij nga një festë.

Siç shihet nga një video e siguruar nga kamerat e sigurisë, ekzekutimi i 80-vjeçarit ndodhi para shtëpisë së tij, pasi kishte zbritur nga makina me bashkëshorten e tij. Burri i veshur me të zeza me biçikletë kaloi pranë 80-vjeçarit dhe e qëlloi dy herë.

Pas ekzekutimit, sulmuesi i veshur me të zeza është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk është kapur ende, ndërsa policia deri më tani nuk ka përcaktuar motivin e vrasjes së 80-vjeçarit.

“Asgjë nuk ishte dëgjuar për të. Ai ishte një person i mrekullueshëm”, tha një mik i 80-vjeçarit që kishte një vajzë.