Vrasësi i boksierit Besar Nimani ka rrëfyer në një letër për krimin – policia s’tregon nëse është autentike

by admin
Spread the love

Hetuesit gjermanë kanë në dispozicion një letër ku thuhet se është i gjithë rrëfimi i njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së ish-boksierit shqiptar Besar Nimani.

Sipas Westfalen-Blatt, në letër raportohet se 33-vjeçari Ayman Krit pranon vrasjen e 38-vjeçarit. Grupi hetimor që po punon për të zbardhur vrasjen e ish-boksierit nga Kosova, e disponon këtë letër në email.

Megjithatë policia nuk ka treagur nëse kjo letër e njërit prej atentatorëve të dyshuar është autentike.

“E rreme apo e vërtetë? Doli letra e rrëfimit për vrasjen e Besar Nimanit”, është titulli i tekstit të kësaj medie.

Me 9 mars në mbrëmje Besar Nimani u vra me armë zjarri në Bielefeld të Gjermanisë.

Sipas dëshmitarëve okularë, një grup burrash i janë afruar viktimës përpara ta qëllonin. Ai ka vdekur nga plagët e marra në vendngjarje.

Grupi i personave që qëlluan janë në arrati. Dëshmitarët i thanë Radio Bielefeld se ishin në një kafene në Obernstrasse përpara se të kryenin krimin, ndërkohë që viktima kishte dalë nga një parkueri kur u qëllua.

Besar Nimani, 38-vjeçar, edhe në vitin 2013 ishte viktimë e një sulmi të tillë, në atë kohë ai u qëllua në një qebaptore në kryqëzimin e Feilenstrasse dhe Bahnhofstrasse. Ai kishte marrë plagë në kofshë dhe gju.

Nimani ishte me origjinë kosovare-shqiptare, në vitin 1997 ai u zhvendos në Bielefeld. Ai fitoi titullin evropian në peshën e mesme të lehtë dhe humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale.

Dy ditë pas vrasjes së boksierit nga Kosova, janë publikuar edhe fotot e dy autorëve të dyshuar. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për shtetasit Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.

Sipas medias gjermane Presseportal, Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia po u kërkojnë ndihmë qytetarëve që të gjejnë dy 33 vjeçarët të dyshuar për vrasjen e boksierit, Besar Nimani.

“Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”

You may also like