Vrasësi brazilian arratiset vetëm një javë pasi nisi dënimin në burgun në SHBA (fotot)

by admin
Spread the love

Një operacion i gjerë kërkimi ka nisur në Pennsylvania, SHBA, për një të burgosur që arriti të arratisej vetëm një javë pasi nisi burgimin e përjetshëm për vrasje.

Braziliani Danelo Cavalcante, 34 vjeç, u arratis nga burgu i Chester mëngjesin e djeshëm, një javë pasi kishte marrë dënimin burgi i përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurës së tij me thikë.

Cavalcante gjithashtu kërkohet për vrasje dhe në Brazil.

Zëdhënsi i policisë amerikane Howard Holland, në një konferencë shtypi nuk dha detaje mbi arratisjen por tha vetëm se hetimet vijojnë.

I burgosuri ishte parë herën e fundit duke ecur në qytezën e Pocopson Township rreth një orë pas arratisjes nga burgu.

Zyrtarët paralajmëronin rezidentët të tregoheshin të kujdesshëm nëse hasnin të arratisurin teksa kërkimet vijonin me qen, dronë e helikopterë.

“Nëse e shihni mos iu afroni, kontaktoni me autoritetet pasi konsiderohet shumë i rrezikshëm”, tha prokurorja e Chester, Deb Ryan.

Zyrtarët thanë se Cavalcante kishte vrarë ish-të dashurën Deborah Brandao në prill 2021 me goditje të shumta thike. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në prani të fëmijëve të viktimës.


Top Channel

You may also like